Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se në afërsi të Liqenit të Radoniqit janë rrënuar pesë objekte të ndërtuara në pronë publike.
Pacolli, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se do të vazhdojnë me aksione të tilla për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës.
“5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor. Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Rrënohen 5 objekte të ndërtuara në pronë publike në afërsi të Liqenit të Radoniqit!
5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor. Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri.
Do të vazhdojmë me aksione të tilla për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e bukur të Kosovës.
Uji është pasuri që duhet ta mbrojmë për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme.