Komuna e Prishtinës ka filluar rrënimin e një mbindërtimi pa leje në rrugën “Fehmi Agani”, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se e kanë njoftuar disa herë pronarin, por që vendimi nuk është përfillur.
“Ky rrënim do të ekzekutohet dhe pjesa më e madhe e këtij objekti është i ndërtuar me leje, por javëve të fundit ka filluar që ta ngris edhe një kat pa leje. Pavarësisht edhe pse inspeksioni ka qenë disa herë ka vendos shirita pala nuk i ka përfill ato dhe ka vazhduar prapë më ndërtim”.
“Me 6 janar është marr vendim për rrënim dhe prej 15 ditësh iu është afat palës që ta ekzekutojë vet rrënimin, por në rast se vazhdon me punimi inspeksioni do të ndërhyjë dhe pala ka vazhduar dhe ne kemi ndërhyrë”.
“Pala këtë javë ka vendosur edhe pllakën dhe kësisoj ne jemi mobilizuar me komunën dhe policinë që sot ta heqim pllakën dhe muret anësore të katit të ndërtuara pa leje”.
Ai ka sqaruar se për ndërtimet në Badoc, kompania nuk ka aplikuar për leje. Sipas tij, gjithmonë ka tendenca të ndërtimeve pa leje, raporton EO.
“Ka tendenca të punimeve pa leje dhe gjithnjë e më të vogla mirëpo ky rast ka qenë më i madh meqë rast nuk do të lejojmë ndërtime pa leje”.
“Ne tash kemi nënshkruar kontratë me kompani dhe dhjetëra vendime janë ekzekutuar në vitin 2019, por shumica e tyre kanë qenë të vogla dhe nuk i kemi vërë mediatike mirëpo kjo në qendër të qytetit dhe është bërë mediatike”.
Gjatë vitit 2018 mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë në kryeqytet.