Rreth 700 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar nga Coronavirusi, kurse 11 kanë vdekur nga ky virus, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë.
Ai më tej ka shtuar se nuk është e lehtë të ballafaqohesh me pandeminë edhe pse thotë se do të jenë në shërbim të qytetarëve varësisht prej situatës.
“Deri më tani kemi rreth 700 policë të infektuar ndërsa të vdekur nga Coronavirusi kemi 11. Është një përfshirje bukur e madhe nga Covidi”.
“Orari jonë është 8 orësh dhe nuk është lehtë të ballafaqohet me popullatën në këtë pandemi sepse pandeminë e kemi kudo, mirëpo policët nuk hezitojnë dhe mundohet të ruhen vetvetiu me maska, po mundohen ta korrigjojnë vetveten dhe popullatën”.
“Pavarësisht ne duhet të kryejmë orarin e punës”, tha Tasholli.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 865 mostra prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes.