Ekonomia Online
FUNDIT

Rrezikoi pushuesit në Sarandë, bllokohet një mjet lundrues dhe dënohet ngasësi

Rrezikoi pushuesit në Sarandë, bllokohet një mjet lundrues dhe dënohet ngasësi

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në Sarandë dhe e ka dënuar ngasësin, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë dhe i cili nuk dispononte dokumentacionin e detyrueshëm në bord. Gjatë patrullimit, sipas njoftimit shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po […]

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në Sarandë dhe e ka dënuar ngasësin, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë dhe i cili nuk dispononte dokumentacionin e detyrueshëm në bord.

Gjatë patrullimit, sipas njoftimit shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti nuk ishte regjistruar brenda afateve të parashikuara nga ligji, si dhe se në bord mungonte dokumentacioni i detyrueshëm. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u shoqërua dhe u bllokua në portin e Sarandës, ndërsa ndaj poseduesit u vendosën masa administrative në vlerën totale 530.000 lekë të rinj, në përputhje me shkeljet e konstatuara.”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit ka apeluar ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit. 

Të ngjashme