Gjatë ditës së djeshme një person në Lipjan përderisa ishte duke punuar punë ndërtimtarie në një objekt në ndërtimin e lartë është rrëzuar.
Siç bëhet e ditur nga policia, viktima për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar nga rrëzimi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime dhe po iniciohet si “Rrezikim në vendin e punës”.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm rreth orës 08:00, në Lipjan.