Rritet interesim i qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 10:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sipas të dhënave të Agjencinë për Regjistrim Civil, afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës që nga 3 janari.

Interesimi enorm lidhet me hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Schengen. Për shkak të kërkesave të mëdha, pajisja me pasaportë për qytetarët tani është zgjatur në rreth një muaj, nga rreth një javë sa ka qenë më parë.

Në pamjet që ka siguruar Ekonomia Online, shihet një numër i madh i qytetarëve që janë duke pritur për aplikim për tu pajisur me pasaportë në Agjencinë për Regjistrim Civil.

Zyrtarë në Aeroportin e Prishtinës kanë njoftuar se nga data 1-15 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë janë regjistruar 103.248 udhëtarë në shkuarje, apo 20.531 udhëtarë më shumë se dyjavëshin e parë të vitit 2023.

Ndërsa, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më 19 janar, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë.

Të ngjashme