Rritet numri i vetëvrasjeve

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 18:44 | Nga

Vetëvrasja është ende shkaku kryesor i vdekjeve në mesin e të rinjve të moshës 15-24 vjeç. Një 20-vjeçar nga qyteti i Fierit i dha fund jetës, pasi u nda nga e dashura dhe vetëm një ditë më pas një 19 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, ku bashkëjetonte me një 33- vjeçar.

“Prej 10 ditësh ai është shfaqur i mbyllur në vetvete dhe i shkëputur nga komunikimet, por nëna e tij i ka thënë policisë se nuk e mendonte kurrë që të shkonte deri në këtë pikë.”

“Ajo vetëm qante, nuk e kuptoja dot se çfarë kishte” , ka thënë ai para policisë në gjendje të tronditur. Fqinjët e çiftit thonë se ata ishin problematikë, dhe ziheshin shpesh me njëri-tjetrin.

Vetëvrasja është shumë komplekse dhe shpesh nuk varet nga një arsye ose shkak i veçantë.

Disa shenja që paralajmërojnë vetëvrasjen:

Flasin për vdekje ose vetëvrasje, madje edhe me shaka
Shprehje të mungesës së shpresës ose të bllokimit
Tërheqje nga miqtë dhe familja
Rritja e përdorimit të alkoolit ose të drogave të tjera
Shprehje e zemërimit apo hakmarrjes
Ndryshime dramatike në humor
Hulumtimi në metodat e vetëvrasjes në internet
Bërjen e marrëveshjeve përfundimtare, të tilla si duke u thënë lamtumirë miqve dhe familjes
Depresion për një periudhë të konsiderueshme kohore
Kur duhet të shqetësoheni dhe çfarë të bëni?

Sa më shumë paralajmërime që tregon fëmija juaj, aq më shumë shqetësime ka. Mos injoroni instinktet tuaja. Pyesni adoleshentin drejtpërsëdrejti nëse po mendon për vetëvrasje. Kërkoni ndihmën e profesionistit! Është e rëndësishme të mbani mend se rimëkëmbja është e mundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme