Rrokulliset vetura në Baic të Istogut, lëndohet një person

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Baic të Istogut.

Në këtë vetaksident një veturë ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.

Kështu tha për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Lëndimet nuk janë të rënda”, tha Gashi.

“Njësitet relevante kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes”, theksoi ai.

Të ngjashme