Rrufeja godet një person në Rahovec

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Një person është goditur nga rrufeja në Rahovec.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Sheremet Elezaj, i cili është shprehur se viktima për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“Sot rreth orës 19: 00 Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se një person i moshës madhore ishte goditur nga rrufeja. Policia është përgjigjur rast”, është shprehur Elezaj.

“Viktima mashkull i moshës madhore nga familjarët është dërguar në QKMF-Rahovec , nga ku është dërguar pastaj në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Rasti është duke vazhduar me hetime”, shtoi ai.

Të ngjashme