Rrufeja godet një shtëpi në Suharekë, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha

Prishtinë | 26 Maj 2024 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Nishor të Suharekës.

Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e goditjes së rrufesë.

Fatmirësisht, zjarri është lokalizuar shpejt dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

“Në Fshatin Nishor Suharekë një shtëpi është përfshi nga zjarri, intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha. Zjarri ka ndodhur nga goditja rrufesë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme