Punimet në rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet kanë përfunduar dhe tashmë ajo është e hapur për qarkullim, duke qenë e qasshme për qytetarët dhe automjetet, raporton Ekonomia Online.
Komuna e Prishtinës njoftoi ditë më parë se do të mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i kësaj rruge.
Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të ishte në fuqi nga 13 korriku, në orën 20:00, deri më 16 korrik, në orën 20:00, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.
Ndërsa, mbrëmë kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në njërën anë të kësaj rruge, kurse kanë filluar në anën tjetër.
Kurse, mbrëmë në kryeqytet kanë filluar punimet edhe në rrugën “Afrim Zhitia”.
Punimet kanë filluar nga semaforët te Fakulteti Teknik deri te semaforët te Mensa e Studentëve (ana e djathtë, drejtimi i konvikteve).



