Rrugët e Drenasit të kalueshme, në zona malore ka vështirësi

Drenas | 26 Shk 2018 | 11:55 | Nga

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, për shkak të reshjeve të pandërprera të borës të shoqëruara edhe me erëra, është vështirësuar qarkullimi në rrugët e Komunës së Drenasit. Megjithatë, dy kompanitë e kontraktuara nga Komuna se bashku me organin mbikëqyrës, janë ne terren që nga dita e djeshme dhe janë duke punuar vazhdimisht që rrugët të jenë të hapura.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, qysh në orët e hershme ka angazhuar kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve. Fillimisht është intervenuar në fshatrat me të thella, si Abri, Gradicë, dhe Nekoc dhe në rrugët kryesore te të gjitha fshatrave.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, në zonat e thella malore ka disa vështirësi, por përgjithësisht rrugët janë të kalueshme dhe dy kompanitë janë duke vazhduar me pastrimin e rrugëve dhe janë të gatshme përgjatë 24 orëve të jenë në shërbim.

Komuna ka bërë të ditur numrat ku qytetarët mund të kontaktojnë për rastet emergjente.

“Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për ndonjë vonesë të mundshme në pastrimin e rrugëve dhe ne rast të ndonjë emergjence të thërrasin numrat kontaktues të organit mbikëqyrës; 044- 426 – 710 dhe 044 – 285 – 580”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme