Rrugëtimi prej 16 vjetësh i Buffonit me Juventusin (Foto)

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 14:14 | Nga

Një portier, 16 vjet bardhezi, shumë trofe të fituar, performancë e lartë. Në kufijtë e legjendës së gjallë. Ky është Giannluigi Buffon, që sot mbush plot 16 vjet nga transferimi për një shifër rekord në rolin e tij nga Parma te Juventusi.

Një rrugëtim mbresëlënës, që ende vazhdon, në të cilin janë fituar 10 tituj në Seria A, 3 Kupa Italiane, 5 Superkupa Italiane, 1 titull në Seria B, 622 ndeshje për Juventusin. Legjendë e vërtetë.

Atij i mungon vetëm trofeu i Ligës së Kampioneve, teksa ka humbur dy finale, pa mundur dot të kompletohet në çdo drejtim, shkruan telesport.al.  Më poshtë, përmes fotosh, po kalojmë nga “stacioni” në “stacion”, ku Buffon ka shkruar historinë bardhezi me fanellën e Juventusit.

Verë 2001: transferimi te Juventusi së bashku me bashkëlojtarin e ekipit te Parma, Liliam Thuram

2001-2002: titulli i parë me Juventusin, i fituar me “photofinish”

2002-2003: titulli i dytë radhazi në Seria A dhe zhgënjimi i parë me humbjen përfundimtare të Champions-it karshi Milanit në “Old Trafford”

2003-2004: sezoni i parë pa një trofe me Juventusin

2004-2005: ardhja e Capello në drejtimin e Juventusit, titulli revokohet

2005-2006: i dyti titull me Capello trajner, vera e fitores së Kupës së Botës me Italinë dhe dëbimi në Seria B (titulli i dhënë për Interin nga Calciopoli)

2006-2007: triumf me Juventusin, duke fituar kampionatin e Seria B dhe kthim i menjëhershëm në Seria A

2007-2008: kthimi në Seria A dhe vendi i tretë pas Interit dhe Romës, që është kualifikim në Champions

2008-2009: eliminim nga Liga e Kampionëve në raundin e dytë, kundër Chelsea, vendi i dytë në Seria A, pas kampionëve të Interit

2009-2010: Juventusi me Ferrara dhe Zaccheroni, vendi i parë

2010-2011: Delneri drejton Juventusin, Agnelli përsëri president klubi, vendi i dytë në Seria A

2011-2012: Juventus kthehet për të fituar titullin

2012-2013: rinovim me Juventusin, titulli i dytë radhazi me Antonio Conte trajner të ekipit, Superkupa e Italisë

2013-2014: Titulli i tretë radhazi me Antonio Conte trajner, rekord dhe e dyta Superkupa Italiane radhazi

2014-2015: vjen Allegri trajner, bashkë me të titulli i katërt radhazi në Seria A, si dhe Kupa Italiane. Zhgënjimi i dytë europian, pas humbjes në finalen e Berlinit kundër Barcelonës, në Champions

2015-2016: titulli i pestë radhazi në Seria A dhe e dyta Kupë Italiane radhazi

2016-2017: Titulli i gjashtë radhazi në Seria A, e treta Kupë Italiane radhazi, por humbi në finalen e Cardiff-it kundër Real Madridit, në Champions

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme