Rrustemi- opozitës: Në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë, e që duhet hetuar

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 11:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se opozita në mungesë të kauzave, po mundohet që me Komisione Hetimore të hedhë baltë mbi çdo gjë dhe çdo kë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në këtë kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë, e që duhet të hetohet.

“E them më bindje të plotë se në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimte, e që duhet të hetohet. Opozita në mungesë të kauzave dhe në përballje me humbje të besimit të qytetarët, po mundohet që më Komisione të tilla hetimore të hedhë baltë mbi çdo gjë dhe mbi çdo kë. Po mundohet ta kthejë Kuvendin e Republikës në organ të akuzës dhe baltosje, por ne nuk mund ta lejojmë këtë çoroditje pa dyshim. Kuvendi e ushtron pushtetin legjislative dhe kompetencat e tij janë të qarta”, ka deklaruar ai.

Deputeti i VV-së ka akuzuar opozitën për korrupsion dhe sipas tij në Qeverinë Kurti nuk ka diçka të tillë.

“Sigurisht Kuvendi mund të themelojë edhe Komisione për të hetuar një çështje të veçantë, por nuk mund të keqpërdorët deri në atë masë që ta kthejë Kuvendin në OSHP, KRPP, apo Prokurori e Gjykatë. E kuptojë që shumë nga ju, deputet të opozitës edhe mund të jeni ekspertë të tenderëve, ndoshta edhe të kontratave njëburimore, por duhet të bindeni për një gjë, ka ikur koha juaj. Në qeverisjen Kurti nuk ka praktika si në kohërat e juaja. Në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar dhe nuk ka korrupsion, prandaj mos u përpiqeni ta shihni vetën në situata të tilla që çfarë mund të bënit po ta kishit këtë mundësi”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme