Amendamenti që Radiotelevizionin e Kosovës të kthehet në institucion publik dhe të hiqet nga ndikimi shtetërorë, i propozuar nga shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi, pas tri herë votim nuk ka kaluar.
Ai kërkoi zgjidhje për këtë çështje.
“Ju propozuat me i nda ne i ndamë. A po doni a s’po doni me qitë në votim. Me vazhduar me votuar ligjin tash duhet me i jap zgjidhje këtij. A e shohin që duhet me metë RTK në ligjin e pagave dhe me konsiderua RTK si institucion shtetëror apo me e bë si ishte publik”, tha Krasniqi.
Deputeti i PDK-së, ka ftuar deputetët që të votojnë edhe kundër por vetëm të vazhdojë procesi i votimit të ligjit të pagave.
“Kisha propozuar që ta votojmë kundër veç të shprehim një qëndrim kundër. Nëse vlerësoni unë e terheki propozimin e lejmë RTK institucion shtetëror por mendoj që është gabim me kthy RTK në televizion të shtetit. RTK duhet me qenë institucion publik e jo shtetëror. Për fat të keq nuk qenka qëndrim i deputetëve të tjerë. Ta dini që e keni gabim dhe jetë amendament e tërhiqi”, shtoi Krasniqi.
Replikë pati deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani. Ai në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Media, tha se ai merr para nga shteti dhe të gjitha duhet të listohen.
“Ata që marrin buxhet nga shteti ministria e ka pru unë se kam pru. Të gjithë ndërmarrjet që janë në Kosovë bashkë edhe kuvendin duhet të listohen. Ne e kemi lejuar si institucion që merr 12 milionë euro nga institucionet shtetërore”, tha Hasani.