Ruanda shënon 25 vjetorin e gjenocidit ku u vranë 800 mijë njerëz

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Përkujtimet kanë filluar në Ruandë për të shënuar 25 vjetorin e gjenocidit që vrau rreth një të dhjetën e popullsisë.

Vendi do të mbajë zi për 100 ditët e vitit 1994 kur u masakruan 800 mijë njerëz.

Shumica e tyre ishin të pakicës Tutsis, të cilët u vranë nga ekstremistët Hutu.

Presidenti Paul Kagame, i cili udhëhoqi forcat rebele që i dhanë fund gjenocidit, ndezi një flakë kujtimi në përkujtimoren e kryeqytetit, Kigali, shkruan BBC.

Aktivitetet përkujtimore filluan me ceremoninë e ndezjes së flakës në memorial, ku thuhet se janë varrosur rreth 250,000 viktima. Flaka do të ketë për 100 ditë.

Presidenti 61-vjeçar, i cili ka udhëhequr vendin që nga përfundimi i gjenocidit, mbajti një fjalim në Qendrën e Konventës së Kigalit.

Ai tha se trimëria e të mbijetuarve të gjenocidit përfaqësonin “karakterin ruandez në formën e tij më të pastër”.

“Në vitin 1994, nuk kishte shpresë, vetëm errësirë. Sot, drita rrezaton nga ky vend. Si ndodhi? Ruanda u bë një familje edhe një herë”, tha Kagame.

Të ngjashme