Rusia e dënon inskenimin e vrasjes së gazetarit

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 09:17 | Nga

Rusia e dënoi vrasjen e inskenuar të gazetarit rus, Arkady Babchenko, duke e cilësuar atë si “një tjetër provokim anti-rus”.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës e inskenoi vrasjen e tij në Kiev, për të parandaluar, siç tha, një komplot të agjentëve rusë për të vrarë vërtet Babchenkon.

Babchenko u shfaq të mërkurën në një konferencë për media, një ditë pasi u raportua i vrarë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e përshkroi veprimin e autoriteteve të Ukrainës si “një maskaradë”, e bërë për “efekt propagandistik”.

Ajo shtoi se Rusia është e lumtur që Babçhenko është gjallë.

Babchenko, kritik i Kremlinit, është zhvendosur në Ukrainë pas, siç është thënë, kërcënimeve me vdekje në Rusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme