Dyzetenjë vjet pas përballjes së tyre në qytetin e bukur të Parisit, Liverpool dhe Real Madrid do të takohen sërish në kryeqytetin francez.
Kësaj radhe, këto dy skuadra do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22, shkruan Gazeta Express.
Skuadra angleze dhe ajo spanjolle ishin takuar në finale të kësaj gare edhe më 27 maj të vitit 1981.
Edhe finalja e atij viti ishte luajtur në Paris, por në stadiumin “Parc des Princes”.
Ajo ndeshje ishte fituar 1:0 nga “Të Kuqtë”. Në atë kohë gara quhej “Kupa Evropiane”.
Për Real Madridin ishte hera e tretë që pësonte humbje në finale, por e fundit që nga ajo kohë.
“Los Blancos” kanë qenë 16 herë në finale të Ligës së Kampionëve (Kupës Evropiane) – 13 prej tyre i kanë fituar, kurse vetëm tri i kanë humbur.
Pra, për Real Madridin sonte do të jetë finalja e 17-të në histori të klubit.
Rezultatet e Real Madridit nga 16 finalet:
Në anën tjetër, për Liverpoolin sonte do të jetë finalja e dhjetë.
Nga nëntë finalet paraprake, skuadra angleze ka triumfuar në gjashtë prej tyre, teksa kanë humbur në tri.
Edhe “Të Kuqtë” humbjen e fundit në finale e kanë nga Real Madridi – 3:1 ishte rezultati i finales së sezonit 2017/18.
Rezultatet e Liverpoolit nga 9 finalet:
Mbetet të shihet sonte se cili do të jetë rezultati nga përballja finale e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Stade de France”.