Kandidati më i përfolur i AKR-së, Labinot Tahiri ka marrë një numër të konsiderueshëm votash në komunën e Lipjanit.
Shtabi zgjedhor i degës se AKR-së në Lipjan njoftoi dje se në bazë të rezultateve të numëruara deri më tani del se Tahiri ka marrë 1255 vota.
Ndërsa në komunën e Kamenicës, Labi ka arritur të fitoj 315 vota. Nga Dega e IV e LDK-së në Prishtinë ai është votuar nga 448 qytetarë.
Nga rezultatet e deritanishme del se kandidati i AKR-së ka gjithsej 2018 vota.
Hyrja e Labinot Tahirit në politikë bëri bujë të madhe në opinion pasi ky i fundit është një këngëtar shumë i popullarizuar. Labi pritet që të korrë sukses në vendlindjen e tij në Ferizaj.