Sadiku: Kosova nuk ka nevojë për kaos e përplasje politike, por për dialog dhe stabilitet

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Arbnor Sadiku ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, duke kritikuar sjelljen e LVV-së, PDK-së dhe AAK-së dhe duke bërë thirrje për më shumë qetësi e përgjegjësi institucionale.

Sadiku tha se, nëse partitë politike synojnë të sillen si parti normale, duhet të ndjekin shembullin e LDK-së, të cilën e vlerësoi për qetësinë, përgjegjësinë dhe respektin ndaj institucioneve.

“LVV, është koha të bashkëpunosh me LDK-në e t’i japësh Presidentin”, ka shkruar Sadiku, duke kërkuar bashkëpunim politik në funksion të tejkalimit të përplasjeve.

Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për tensione dhe konflikte politike, por për dialog, stabilitet dhe fokus te interesi i shtetit.

“Sepse shteti nuk është kiosk”, përfundoi Sadiku reagimin e tij.

Të ngjashme