Sadiku: Shërohet nga Coronavirusi infermierja e Klinikës Infektive

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Shëndetësisë në detyrë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se është shëruar nga Covid-19 një infermiere e Klnikës Infektive.

“Sot në ditën e 27-të nga konfirmimi i rastit të parë me COVID19 në Kosovë, kemi dy lajme shumë të mira: Është shëruar rasti zero me COVID19 i cili është nje qytetar i Vitisë dhe është shëruar infermierja jonë në Klinikën Infektive e cila ka 43 vite përvojë punë në klinikë”.

“Kosova me masat e ndërmarra deri më taninë luftë për parandalimin e COVID19 po tregon sukses në menaxhimi e kësaj pandemie”, ka shkruar Sadiku në rrjetin social Facebook

Të ngjashme