Sadri Ramabaja mbetet në paraburgim

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 11:43 | Nga

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit, anëtarit të Vetëvendosjes, Sadri Ramabajës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë më 9 tetor.

Ramabaja dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës” dhe “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Apeli ka vlerësuar se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejtë kur të pandehurit ia ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat tjera të parapara nga neni 173 i Kodit të Procedurë Penale janë të pa mjaftueshme për sigurinë e prezencës së tij në procedurë, në rrjedhën normale të saj, dhe parandalimin e kryerjes ose përsëritjes se veprës penale.

Prandaj sipas Gjykatës së Apelit, caktimi i paraburgimit konsiderohet si masë të domosdoshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme