Salah, ja si dita më e zezë e futbollit egjiptian i hapi rrugën lindjes së një ylli

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 12:11 | Nga

“Ai bashkon një komb të tërë për 90 minuta dhe na bën të harrojmë problemet që po kalojmë. Leo Messi nuk bashkon një komb, një krahinë, apo ajo?”.
Këto janë fjalët e thëna nga Hatem Kadous, avokat i njohur në Londër, vitin e kaluar për një lojtar që kaloi nga dështim i Chelsea në një legjendë e Liverpool në më pak se nëntë muaj. Sepse Salah është më shumë se një futbollist.

Kjo është historia se si vdekja e 74 egjiptianëve i hapi rrugën ngjitjes së tij drejt majës së sportit më popullor në botë. Si pjesa më e madhe e yjeve të sportit, udhëtimi i Salah drejt majës ka nisur nga fundi.

Lindur në qytetin e Nagrig, pak jashtë Kairos, sulmuesit shtatshkurtër udhëtonte katër orë e gjysmë vetëm që të stërvitej me klubin e tij të parë, El Mokawloon. Në moshën 19 vjeç ka siguruar grumbullimin e parë më kombëtaren, por kthesa në karrierën e tij ka ardhur pak pas ditës më të zezë në historinë e futbollit egjiptian, raporton Tele Sport.

Tragjedia në Port Said
Në shkurtin e 2012-ës, 74 tifozë, pjesa më të madhe e të cilëve ishin adoleshentë, kanë shkuar për të parë një ndeshje futbolli dhe nuk u kthyen më, teksa 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Tragjedia e Port Said është akoma e freskët në mendjen e egjiptianëve dhe u shkaktuar nga përleshja me thika, shpata dhe fishekzjarrë e tifozëve te Al Masry me ata të Al Ahly.

Policia është konsideruar përgjegjëse për numrin më të madh të viktimave pas vendimit për të mbyllur dyert e stadiumit, teksa tifozët kanë kërkuar të largohen dhe kanë humbur jetën pasi janë shtypur nga turma. Qeveria egjiptiane mori vendimin të ndalte kampionatin vendas për dy vite. Salah ka mbajtur numrin 74 në nder të viktimave gjatë periudhës së huazimit te Fiorentina.

Me anulimin e ndeshjeve të kampionatit, skuadra e Basel organizoi një miqësore me ekipin Under 23 të Egjiptit, me synimin për të vëzhguar nga afër disa prej talenteve më të mirë të Egjiptit. Salah, natyrisht, ishte një nga ata dhe ai shënoi dy gola pavarësisht se u aktivizua në pjesën e dytë. Kështu, zviceranët vunë në shënjestër 19-vjeçarin, i cili shkëlqeu edhe në Lojërat Olimpike të 2012-ës me tre gola në po aq ndeshje të luajtura në grupe.

Vrasësi i Rasteve
Basel ka qenë një periudhë mësimi për Salah, i cili fitoi edhe pseudonimin “Vrasësi i Rasteve” për shkak të gabimeve të shumta të bëra para portës.

E vështirë të imagjinohet sot
“Kur erdhi, ai ishte një talent i madh, por shumë i pakujdesshëm”, ka thënë ish-shoku i skuadrës, Alexander Frei. “Organizova seanca të veçanta stërvitore për të, në mënyrë që të përmirësohej para portës. E di që ai e vlerësoi”.

Sfidat do të shtoheshin te Chelsea, ku Jose Mourinho e kishte lënë pothuajse jashtë skuadrës. Fiorentina dhe Roma e rafinuar talentin e tij të pastër, duke bindur Liverpool të shpenzonte shumën rekord prej 36 milionë sterlinash për te verën e kaluar.

“Krijuesi i Lumturisë”
Salah nuk i ka harruar rrënjët e tij pasi ka ekur majat e futbollit në “Anfield”. I njohur ndryshe edhe si “Krijuesi i Lumturisë”p në Egjipt, nga spitalet e reja te shkollat e reja, ai është i vendosur të bëjë diferencën në Nagrig, vendlindja e tij. Fondacioni i tij bamirës ka sponsorizuar blerjen e ambulancës së parë në qytetin e tij, teksa pajisje të tjera mjekësore ndihmojnë njerëzit çdo ditë.

Salah e ndjek nga afër gjithçka që ndodh, duke u kthyer në Nagrig çdo vite gjatë Ramazanit për të ndarë pasurinë e tij. “Salah është një person i rafinuar, i cili nuk e ka harruar kurrë vendin e tij, pavarësisht popullaritetit”, ka thënë Maher Shatiyah, menaxheri i fondacionit të Salah. “Ai shpenzon mes 2.000 dhe 3.500 sterlina në muaj”.

Jo rastësisht, ai doli i dyti në zgjedhjet presidenciale të Egjiptit, duke marrë më shumë se 1 milion vota, edhe pse nuk ka kandiduar.

Goli i tij më i rëndësishëm
Salah do të udhëheqë Egjiptin në Botërorin e parë që nga 1990-a këtë verë pasi ka realizuar golin që i ka siguruar kualifikimin vjeshtën e kaluar. penalltia e shënuar kundër Kongos, goli më i rëndësishëm i karrierës së tij, ka dërguar në delir tifozët egjiptianë.

Slaha-së i është ofruar një vilë pas asaj penalltie nga ish-presidenti i Egjiptit, Mamdouh Abbas, por ai e ka refuzuar dhe ka kërkuar që të bëhej një investim në Nagrig për aparatura mjekësore. “Mreti i Egjiptit” ka kaluar statutin e monarkut në vendin e tij, duke ndryshuar jetët me një buzëqeshje në fytyrë.

“Kur ai luan nuk duhet të shqetësohesh për revolucione, Vëllazërinë Islamike, Isis, asgjë. Ai shënon, ne jemi të lumtur, e harrojmë. Dhe kjo ndihet në të gjithë Lindjen e Mesme”, ka thënë Kadous.

E imagjinoni të arrihet një gjë e tillë vetëm duke dërguar një top në rrjetë?

Botërori
A do të arrijë ai ta kurorëzojë këtë sezon të jashtëzakonshëm duke udhëhequr kombëtaren e tij në skenën më të rëndësishmë të botës së sportit?

Shorti i hedhur dhjetorin e kaluar nuk ka qenë i ashpër me Egjiptin, që do të luajë kundër Uruguait, Rusisë dhe Arabisë Saudite. Skuadra këto që nuk janë të pakalueshme për një lojtar si Salah, i cili ka shënuar 44 gola në këtë sezon. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme