Sallës së Fakultetit të Filologjisë i vihet emri i Idriz Ajetit

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 14:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka organizuar mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës në periudhën e 1973-1975, raporton Ekonomia Online.

Kjo mbledhje nisi me një minutë heshtje në nderim të akademikut të ndjerë, Idriz Ajetit.

Rektori i UP-së, Marian Dema, vlerësoi lartë veprën e Ajetit duke thënë se ai la gjurmë të pashlyeshme.

“Akademik Idriz  Ajeti u nda fizikisht, figura si ai janë të përjetshme për dekada e shekuj me radhë.  Ajeti me veprimtarinë e tij na la shumë për të kujtuar. Ai ishte albanolog, akademik, arkitekt i cili gjatë jetës së tij preku majat e shkencës. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë. Humbja e tij nuk pasqyron humbje vetëm për ju, e mërkura ishte ditë e rëndë për tërë vendin. Akademik Ajeti në arsimin e lartë dhe në Akademi na la një thesar pas vetës”, u shpreh rektori Dema.

Profesori Bardh Rugova tha se vepra e akademikut Idriz Ajeti la gjurmë të pashlyeshme derisa tregoi se salla në Fakultetin e Filologjisë tani e tutje do ta mbajë emrin e akademikut Idriz Ajeti.

 “Kosova s’ka shumë për tu mburrur. Idriz Ajeti është gjuhëtar, pionier themelues dhe drejtues i revistave pjesëmarrës ne konferencën e Rambujes. Sallës së Fakulteti të Filologjisë i kemi vënë emrin e akademikut Idriz Ajeti”, tha Rugova, raporton EO.

Remzie Ajeti, mbesa e të ndjerit Idriz Ajeti, tha se ai ishte udhërrëfyes në jetën e tyre.

“Akademiku jetoi një jetë plot sfida e sakrifica. Me punën e vet të palodhshme la gjurmë të thella dhe të pashlyeshme. Për ne familjaret ai ishte dhe mbetet udhërrëfyes i një jete të suksesshme”, u shpreh ajo.

Akademik Idriz Ajeti vdiq më 13 shkurt të këtij viti.

Të ngjashme