Sami Lushtaku kujton dëshmorin Bashkim Kerolli në përvjetorin e rënies: Sakrifica e tij mbetet udhërrëfyes i përhershëm

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar dëshmorin e kombit Bashkim Kerolli nga Polaci, në përvjetorin e rënies së tij, duke vlerësuar sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi, Lushtaku tha se Bashkim Kerolli dha jetën më 17 korrik 1998 në shërbim të lirisë së vendit.

“Me nderim dhe mirënjohje të thellë kujtojmë sot dëshmorin e kombit Bashkim Kerolli nga Polaci, i cili me 17 korrik 1998 dha jetën për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

Ai theksoi se sakrifica e dëshmorit mbetet frymëzim për brezat dhe pjesë e historisë së Kosovës.

“Sakrifica e tij mbetet udhërrëfyes i përhershëm, ndërsa emri i tij do të jetojë gjithmonë në historinë e lavdishme të atdheut tonë”, u shpreh ai.

Në fund të mesazhit, Lushtaku nderoi të gjithë të rënët për lirinë e vendit.

“Lavdi e përjetshme dëshmorit Bashkim Kerolli dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!”, shtoi ai.

Të ngjashme