Sara Gjordeni zbulon banorin që mbështet në “Big Brother VIP3”, ja për kë bëhet fjalë

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-missi Sara Gjordeni ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, e cila disa javë më parë u përjashtua nga shtëpia pas një debati me Françeska Muratin që degradoi në përleshje fizike.

Ditën e sotme përmes një postimi në InstaStory, modelja ka zbuluar banorin e saj të preferuar në këtë reality show.

Ajo ka publikuar në Instagram një video të Heidi Baçit duke qarë pas debatit me Julian Dedën, ndërsa krahas saj shkruan: “Durim o Baci”.

Mesa duket përmes këtij postimi, Sara ka treguar se e mbështet publikisht banoren, ndërsa është “tifoze” e lidhjes së saj me Romeo Veshaj.

Të ngjashme