Sarrazin: Jo çdo vendim që është relevant për Kosovën duhet të diskutohet në dialog

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin sot në “Info Magazine” në Klan Kosova, ndër të tjera foli edhe në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se agjenda e dialogut është shumë e qartë dhe sipas tij, palët duket të dakordohen lidhur me atë se çfarë duan të diskutojnë.

“Agjenda e dialogut është shumë e qartë dhe natyrisht palët duket të dakordohen lidhur me atë se çfarë duan të diskutojnë, por në përgjithësi qasja e dialogut duhet të jetë konstruktive dhe të matet nga fleksibiliteti që ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve”, tha ai.

Sarrazin u shpreh gjithashtu se jo çdo vendim që është relevant për Kosovën duhet të diskutohet në dialog.

“Unë e di se Lajçak dhe ekipi i tij janë aty duke u mundur për të ofruar zgjidhje dhe për t’i përfshirë edhe palët. Nuk do kisha thënë që çdo vendim që është relevant për Kosovën duhet të diskutohet në dialog”, theksoi ai.

Të ngjashme