Sindikatat e Bashkuara të Arsimit kanë reaguar ndaj postimit të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, për grevën e punëtorëve të arsimit.
Reagimi i plotë:
Postim i pa matur dhe i pa pjekur i Agim Bahtritit
Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, pasi ka kryer gjithë punët në komunën e tij dhe ka “përmbushur” premtimet e dhëna i doli kohë të postojë një ide të marrë e të papjekur duke u mundur që më kërcënime të bëj presion mbi punëtorët grevistë të arsimit. Deklaratë në stilin e një despoti duke harruar se Kosova është vend demokratik dhe se grevistët i mbron ligji i grevave i Kosovës, ndërsa edhe mundëson që këdo që bën presione ndaj grevistëve ta përball me drejtësinë.
Despoti Bahtiri fillimisht i fton grevistët të ndërkrejnë grevën e pastaj gjen guxim të kërcënoj ata se do gjejka staf vullnetar. Për t’u turpëruar edhe më shumë despoti Bahtiri kujton kohët e okupimit kur shkollat kanë punuar. Ku ishte ky farë sulltani në atë kohë. Agim në atë kohë pikërisht janë këta mësimdhënësit grevistë që e mbajtën mësimin në vitet e okupimit dhe nuk ju frikësuan as makinerisë vrastare e të dhunës së pushtuesit. Këta njerëz të dijes nuk të frikësohen as ty sepse janë duke mbrojtur kërkesat e tyre legjitime për mes grevës , që lejohet me ligj dhe po ky ligji i grevave i mbron ata nga njerëz si ti.
Agim ti për tendencën që të bësh presion në grevistët do të përballesh me gjykatën dhe ruaju se mund të përballesh edhe me mllefin e grevistëve.
Agim as ti e as kushdo tjetër nuk mund t’i frikësoj punëtorët e tërë sektorit të arsimit . Ata janë duke kërkuar që të realizohen kërkesat e tyre, që edhe nga institucionet e shtetit janë vlerësuar të drejta e legjitime.
Agim para se të lëshohen deklarata lidhur me grevën ka qenë mirë ta lexosh ligjin për grevat e veçmas nenet 10 e 13.
Agim neni 13 thotë: 1. Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’u ndërpritet marrëdhënia e punës.
2. Gjatë grevës së organizuar sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj, punëdhënësit nuk mund të punësojnë punëtorë të rinj të cilët do të zëvendësonin pjesëmarrësit në grevë.
Agim mos provo të na frikësosh se nuk mundesh. Ne jemi të vendosur në kërkesat tona dhe kemi unitetin, venosshmwrinë dhe përkrahjen edhe të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe të Internacionales Botërore të Arsimit e ti nuk e ke përkrahjen e as kujt dhe ke rënë në konflikt edhe me ligjin pas postimit tënd të pamatur e të papjekur.