Schick arrin te Juve për testet mjekësore

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 10:16 | Nga

Sulmuesi çek i Sampdorias, Patrik Schick, ka arritur në Torino që t’i kryejë testet mjekësore te Juventusi.

Tash e disa javë është duke u folur për transferimin e Schick te Juventusi me presidentin e Sampdorias që e kishte pranuar këtë fakt.

Schick vjen pas një sezoni fantastik me Sampdorian ku arriti të shënojë disa gola.

Schick gati për testet mjekësore me fanellen e Juventusit
Ai pasi t’i kryej testet mjekësore do të kthehet Poloni te kombëtarja e tij e Çekisë për 21 vjec ku është duke marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

Sulmuesi pritet t’i kushtojë Juventusit nga 25 deri në 30 milionë euro.

Ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te Juve, apo do të huazohet për një vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme