Scholes e kishte paralajmëruar disa ditë më parë debaklin e Unitedit nga Liverpooli

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka pësuar debakël në derbi nga Liverpooli, duke u mposhtur me rezultat të thellë 0-5.

Djajtë e Kuq u poshtëruan nga rivali i urryer, por nuk do të ndodhte një gjë e tillë nëse trajneri Ole Gunnar Solskjaer do ta dëgjonte ish-bashkëlojtarin e tij Paul Scholes.

Legjenda angleze kishte folur për televizionin BT Sport menjëherë pas ndeshjes që United e zhvilloi ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve dhe që e fituan 3-2.

Trajneri norvegjez kishte vendosur formacionin e njëjtë edhe ndaj Liverpoolit njësoj si ndaj Atalantës, derisa Scholes e kishte kritikuar për atë.

“Në atë pjesë të parë ndaj Atalantës, United ishin gjithandej në fushë. Ata ishin të shpërndarë, dy mesfushorët luajtën vetë”, tha fillimisht Scholes.

Legjenda angleze dhe e Djajve e Kuq kishte paralajmëruar se United mund të pësonte debakël nëse do të luante në të njëjtën mënyrë ndaj skuadrave të mëdha.

Të ngjashme