Së paku 16 të vrarë nga një sulm në Afganistan

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 12:59 | Nga

Zyrtarët afganë thanë se sulmues vetëvrasës dhe persona të armatosur kanë sulmuar një qendër të trajnimit të policëve në juglindje të Afganistanit, duke vrarë së paku 16 njerëz dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin në qytetin Gardez të provincës Paktia e morën talibanët.

Ministria e Brendshme tha se sulmuesi vetëvrasës ka hedhur në erë një makinë të mbushur me eksplozivë, përpara se sulmuesit e tjerë kanë nisur të qëllojnë objektin e trajnimit policor.

Hedayatullah Hameedi, zyrtar i shëndetësisë lokale, tha se viktimat përfshijnë “gra, studentë dhe policë”.

Së paku dy sulmues janë vrarë nga forcat e sigurisë, tha Ministria e Brendshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme