Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” së shpejti pritet të aplikoj në Asociacionin Botëror të universiteteve me seli në Paris.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie të UP-së, ku theksohet se në perspektiven e bashkëpunimit ndërkombëtar, përpos tashmë aplikimit formal në Agjencionin e Universiteteve Frankofone, UP do fillojë së shpejti procedurën formale të aplikimit edhe në këtë Asociacion.
Një gjë e tillë është bërë e ditur pas pjesëmarrjes së Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UP, Afrim Hoti në përvjetorin e 28-të të Kartës së Madhe Universitare që është mbajtur në Sao paolo të Brazilit.
“Me këtë rast, ai ka pasur takime të shumta me Rektor dhe President të universiteteve të ndryshme nga Evropa dhe më gjerë si dhe folës me eksperiencë si Felipe Gonzales – ish kryeministër i Spanjës dhe aktualisht udhëheqës i Katedrës José Bonifácio 2016 në Universitetin e Sao Paolos, Henrique Cardozo – ish presidenti brazilian, Francesko Umbertini – rektor i Universitetit të Bolonjës, Znj. Eva Egron-Polak – Sekretare ekzekutive e Asociacionit ndërkombëtar të Universiteteve, Sebastiao Feyo de Azevedo – rektor i Universitetit të Portos dhe shume personalitete të njohura shkencore dhe akademike nga mbarë bota”, thuhet në njoftimin e UP-së.