Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit është shtyrë përsëri, raporton Ekonomia Online.
Për këtë ka njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se seanca tjetër do të mbahet në orën 23:00.
“Jam e detyruar që edhe këtë seancë ta ndërpres këtu dhe t’ju bëj thirrje që në orën 23:00 të vijmë sërish në seancë plenare”.
“Ju kërkoj ndjesë për këtë, por po përpiqemi maksimalisht që të gjejmë hapësirë edhe brenda këtyre orëve që vendit t’i japim një president me mandat pesëvjeçar. Shihemi në orën 23:00”, është shprehur Haxhiu.
