Sebastian Kurz sot në Beograd, në mbrëmje arrin në Prishtinë

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Kancelari austriak, Sebastian Kurz do të vizitojë sot Serbinë ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Tema kryesore e diskutimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe pranimi në BE, i cili kryesohet nga Austria deri në fund të vitit, transmeton Klan Kosova.

Në Prishtinë, ai do të arrijë të hënën në mbrëmje.

Takimet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj do t’i zhvillojë të martën, shkruan agjencia APA, ndërsa përkrah temave bilaterale do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës

Gjatë qëndrimin në Kosovë, Kurz do të takojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 417 trupa austriake në kuadër të kësaj force.

Ndër temat që Kurz do të bisedojë me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj është edhe çështja e themelimit të ushtrisë së Kosovës.

Në vizitën e tij ai dëshiron “të inkurajojë përparimin e mëtejshëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, raporton APA, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme