Sefaj: Do të analizohen mundësitë ligjore që shqiptarët e Luginës të pajisen me dokumentacion

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 14:01 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj ka kërkuar që të analizohen mundësit ligjore që qytetarët e Luginës së Preshevës të pajisen me dokumentacion.

“Unë mendoj që ligji për shtetësi në Preshevë këtë do ta zgjedhim me ligjin për të huajt, ligji është proceduar në Qeveri dhe në Kuvend dhe e kemi zgjedh në mënyrë elegante këtë pas aprovimit të ligjit do ta marrë një vendim që i përcakton kriteret saktësisht për këta qytetarë”.

Sefja këto komente i bëri gjatë raportimit në komisioni për Integrime Evropiane, pas pyetjes së deputetit të Alternativës, Ilir Deda, raporton Ekonomia Online.

“Qindra qytetarë të luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë të cilët nuk mund të pajisen me dokumentacion as me letërnjoftim, as me leje qëndrim të përhershëm. Ju kisha lut të shihet cili  është mundësia ligjore apo ndërhyrja ligjore të zgjidhim këtë problem”.

Ministri i është përgjigjur edhe pyetjes së deputetit të AAK-së, Ahmeti Isufit, lidhur me atë se kur jetë funksionale pika kufitare në “Stançiq”.

“Pika kufitare Stançiq, a mundet të lëshohet kjo pikë kufitare që qytetarët mos të shkojnë në Shkup për të vazhduar në Kumanovë mirëpo nga Gjilani direkt të shkojnë në Kumanovë përmes kësaj pike”, pyeti Isufi.

Ministri tha se problemet me energji elektrike kanë bërë që deri tash të mos jetë në funksion kjo pikë kufitare.

“… për këtë pikë është marrë leja për ndërtim, jam marr me këtë çështje personalisht dhe është problem në pika kufitare edhe mungesa e shtyllave të rrymës sepse edhe pika kufitare Medvegjë-Bujanovc”.

Fatmire Mulhaxha, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar që zbardhet vdekja e aktivistit të kësja partie Astrit Dehari.

“Ende nuk është zbardh rasti e gjithë familja dhe qytetarët janë në pritje për këtë për vënien e dreqësisë në vend për Astrit Deharin, keni shumë sfida përgjegjësi dhe dijeni që qytetarët i kanë sytë kah ju sepse vetëm me punën e ndershme e të pavarur nga politika do të mund të jeni ata që të keni besimin të të gjithë ne”, tha ajo.

Ministri tha se për këtë çështje shpreson që të dal e vërteta të zbardhet, raporton EO.

“Rasti Dehari, nuk mendoj që është drejtësi selektive e diskriminuar mendoj që është drejtësi dhe po lodhet me rastin Dehari për mua është tragjedi e rëndë familjare, nuk jam deklaruar asnjëherë për këtë sepse po të kisha folur mendoj që mund të konsiderohet ‘përfitim politik’. Është tragjedi e di që janë duke bërë një hetim autopsi nga një institut zviceran është dhënë leja nga ajo dhe shpresoj që të del e vërteta rreth kësaj çështje”.

Të ngjashme