Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i shoqëruar nga Drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, pritën në takim përfaqësuesit e kompanive të angazhuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe ZHvillim për reformimin e transportit publik në Prishtinë.
Kompanitë “BNV”, “Aspiro” dhe “Recura”, janë të angazhuara në zhvillimin dhe implementimin e programit për përmirësimin e performancës financiare të kompanisë publike “Trafiku Urban”, me theks të veçantë në zhvillimin e politikave tarifore, përmirësimin e efiçiencës në sigurimin e të ardhurave përmes shërbimeve, etj. Ndërsa kompania “Transport Economics Limited” do të fokusohet në definimin e kontratës për shërbim publik, në mes komunës dhe operatorëve publik dhe privat.
Nga ana e tij Nënkryetari Sejdiu iu tregoi të pranishmëve për rëndësinë, qëllimin e reformës së transportit publik dhe afatet kohore që duhet të përmbushen.