Një aksion i Policisë së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike në Prishtinë.
Sipas raportit zyrtar, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 23:25, në rrugën “Don Shtefan Kurti”, ku njësitë relevante policore kanë realizuar një bastisje në banesën e dy personave të dyshuar, meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 69 qese plastike që përmbanin rreth 126.12 gramë substancë të dyshuar si marihuanë, si dhe një peshore digjitale.
Në lidhje me rastin, autoritetet kanë njoftuar se, pas konsultimit me prokurorin kompetent, është iniciuar procedurë e rregullt ligjore. Ndërkohë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, por për një rast tjetër.
Njoftimi i plotë:
Rr. “Don Shtefan Kurti”, Prishtinë 15.04.2026 – 23:25. Njësitë relevante policore gjatë bastisjes në banesën e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: 69 qese plastike me gjithsej 126.12 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike-marihuanë dhe një peshore digjitale. Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për një rast tjetër.