Sekuestrohet 1 kg kokainë në Durrës, policia qëllon në ajër gjatë arrestimeve

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Durrësit ka shkatërruar një rrjet që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lagjen nr.13 të qytetit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe u arrestuan V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjeç.

Dy persona e arrestuar janë me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e narkotikeve. Ata kundërshtuan me dhunë policinë dhe tentuan të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë qëlloi në ajër për t’i neutralizuar

Të ngjashme