Sekuestrohet një armë që u përdor në dasmë, policia thotë “festoni me zemër jo me armë”

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë të zjarrit e cila është përdorur nga një i dyshuar gjatë një ahengu familjar më 14 korrik 2019, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

“Arma e sekuestruar nga Policia është pistoletë Stoeger Cougar 8000F, një karikator dhe 42 fishekë të kalibër 9 mm’, ku i dyshuari ka poseduar lejen përkatëse për armë”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes, PK-ja thotë se kanë dalë Njësia e Krimteknikës, të cilët e kanë sekuestruar armën e dyshimtë.

“Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori i Shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt hetimore. Përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme