Selena Gomez do të shkëputet nga muzika për këtë arsye

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez është një ndër artistet më të dashura në Hollywood, duke bërë për vete një publik të gjerë.

Mirëpo së fundmi ajo ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm për karrierën e saj, pasi artistja ka vendosur që të heqë dorë nga muzika për tu fokusuar më shumë tek karriera e saj si aktore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selena gjatë një intervistë, teksa tha se sapo të mbarojë albumin e fuindit ajo do gtë tërhiqet nga muzika.

“Fillova të argëtohesha shumë me muzikën dhe më pas turneu ishte vërtet argëtues. Por unë isha duke bërë shfaqjen time televizive “Wizards of Waverly Place” në të njëjtën kohë dhe thjesht e pashë atë shumë argëtuese, kështu që thjesht vazhdova. Por sa më shumë rritem, aq më shumë më pëlqen. Do doja të kisha sërish një shfaqje. Ndjehem sikur kam një album më shumë brenda vetes, por ndoshta do të zgjidhja aktrimin. Dua të qetësohem sepse jam e lodhur”, tha ajo.

Selena e nisi karreirën e saj në fushën e aktrimit në një moshë shumë të vogël, ndërsa më pas u fokusua më shumë tek karriera muzikofre duke lënë pas aktrimin.

Të ngjashme