Selim Pacolli pyet nëse Përparim Rama po synon kreun e LDK-së: Ka kohë që është futur në “luftë” me Qeverinë Kurti

Prishtinë | 17 Qer 2026 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka komentuar përplasjet mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Qeverisë së Kosovës, duke ngritur pyetje nëse Rama mund të ketë ambicie për një rol të ri politik brenda Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se përplasjet mes Ramës dhe Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti kanë vazhduar për një kohë, duke përfshirë akuza për çështje financiare dhe projekte infrastrukturore.

“Ka kohë që Përparim Rama është futë në ‘luftë’ me Qeverinë e Albin Kurtit! Filluar nga akuza dhe kundër-akuza për bllokim fondesh, bllokim punimesh në shesh, në unazë të kryeqytetit, e së fundmi deri te akuza për mos mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe autoudhëve në vend!”, ka shkruar Pacolli.

Ai më tej ka komentuar zhvillimet brenda LDK-së dhe lidershipin e saj, duke ngritur pyetjen nëse Rama mund të synojë pozitën e kryetarit të kësaj partie.

“Meqë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, sikur e ‘dorëzoi’ stafetën e kryetarllakut të pishmanxhikja Vjosa Osmani, a nënkupton që Përparimi po bëhet gati për sfida të reja politike, a po mësyen të parin e LDK-së?!”, ka deklaruar Pacolli.

Të ngjashme