Selmani: Policia ta mësojë se gazetarët në protesta nuk janë armiq

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 15:45 | Nga

Policia duhet të mësojë se gazetarët, të cilët raportojnë nga protestat nuk janë armiq, por gjithashtu profesionistë në krye të detyrës, të cilët duhet të mbrohen nëse sulmohen nga pjesëmarrësit në protesta. Këtë mbrojtje e meritojnë në bazë të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare.

Këtë e kërkoi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani në hapjen e punëtorisë të dedikuar në përmirësimin e sigurisë së gazetarëve gjatë kohës së ngjarjeve kritike, në organizim të SHGM-së, MPB-së, me përkrahje të OSBE-s.

Selmani theksoi se trajnimet për siguri të gazetarëve për ngjarje me rrezik të lartë janë synim i përbashkët i OBSE-s, SHGM-së dhe MPB-së me qëllim që të ndërtohen mekanizma institucionalë për krijimin e ambientit më të sigurt për punën e gazetarisë.
Selmani shprehu siguri se gjendja me mediat në Maqedoni dukshëm do të përmirësohet nëse i jepet fund politikës së mos dënimit të sulmeve ndaj gazetarëve.

Punëtoria është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe policisë, pasi MPB dhe SHGM në dhjetor të vitit të kaluar nënshkruan memorandum për bashkëpunim.
Në punëtorinë udhëheqësit e sektorëve për punë të brendshme së bashku me gazetarët hollësisht i analizojnë problemet me qëllim që të përmirësohet komunikimi ndërmjet tyre dhe në të ardhmen secili në sferën e tij të veprimit të japë kontribut për demokratizim të shoqërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski theksoi se primare për çdo shoqëri demokratike është puna e pandarë e mediave.

Nga 1 qershori i vitit 2017 e deri më tani janë regjistruar 12 raste në të cilat është përkeqësuar siguria e gazetarëve dhe të gjitha këto 12 raste janë zbardhur nga ana e MPB-së.

Dhuna ndaj gazetarëve përmban më shumë aspekte, theksoi u.d. ambasador i OSBE-s Xhef Goldstajn në hapjen e ngjarjes.

Sqaroi se dhuna ndaj gazetarëve nuk janë vetëm sulme verbale dhe fizike, por edhe paraburgime joligjore, shkatërrim i pronës, bastisje arbitrare në redaksitë ose në shtëpitë e gazetarëve, gjuhës së urrejtjes, sulme në rrjete sociale dhe kërcënime për sulme seksuale ndaj grave gazetare.

Misioni i OSBE-s, siç theksoi Goldstajn nga viti i kaluar ka filluar përsëri me aktivitete në sferën e lirisë së mediave, me fokus të sigurisë së gazetarëve, për shkak se vlerësojnë se qeveria e re do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për përmirësimin e situatës.

Dy punëtoritë e fundit sot dhe nesër realizohen në Shkup, ndërsa më parë punëtori të tilla kishte në Ohër, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë. Trajnimet, mes të tjerash, kanë për qëllim t’i njoftojnë përfaqësuesit e policisë për rëndësinë e rolit të gazetarëve për informim të qytetarëve për ngjarje me rrezik të lartë, siç janë protestat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme