Serbët akuzojnë Vuçiqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 12:02 | Nga

Pas vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq, në rrjetet sociale në Serbi kanë “shpërthyer”, komente prej më të ndryshmëve nga qytetarët serb duke fajësuar Qeverinë Serbe për vrasjen e tij, të cilët nuk kanë hezituar të shkruajnë se vrasësi i Ivanoviq, është një serb.

“Sigurisht që Oliver Ivanoviq e kanë vrarë të njëjtit “terrorista shqiptar”, që i patën kryer vrasjen në kafenenë Panda në Pejë në vitin 1999”, shkruan njëri prej komentuesve serb në Twitter.

“Vrasësi është ai i cili i pari ofron ndihmën për të zbuluar vrasësin”, shkruan ky qytetar serb duke aluduar në reagimin e Presidentit Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme