Sapo ka përfunduar protesta e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës kundër “synimeve të Prishtinës për ta rrëmbyer pasurinë e Trepçës”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili konfirmoi mbajtjen e kësaj proteste, tha se ajo nisi dhe përfundoi e qetë, raporton Koha.net.
që iu drejtuan protestuesve në sheshin pranë përmendores së Knjaz Llazarit në pjesën veriore të Mitrovicës, Ligjin për Trepçën e cilësuan si “përpjekje për rrëmbimin e pronave të Trepçës” dhe “kundër ekzistencës së serbëve në Kosovë”.
Ata me këtë vështrim përmenden edhe idenë “për bashkimin e Mitrovicës së veriut me atë të jugut” dhe tarifat për mallrat e importuara nga Serbia.