Serbët raportojnë për sulm në ambulancën e Novakut të Prizrenit

Prizren | 31 Maj 2018 | 13:27 | Nga

Mediat serbe raportojnë sot edhe për një sulm që në fshatin Novak të Prizrenit është kryer në ambulancën e Qendrës Shëndetësore të Prizrenit.

Tanjug citon drejtorin e kësaj ambulance, Dr. Lubisha Nedelkoviqin, sipas të cilit janë thyer dyert e ambulancës dhe është shkatërruar pjesa më e madhe e dokumentacionit të kësaj qendre.

Ngjarja, sipas këtij burimi, mund të ketë ndodhur natën midis të martës e të mërkurës. Nedelkoviq po ashtu paragjykon se “nuk beson në zbulimin e autorëve të kësaj vepre”.

Ai ka thënë se kjo qendër ishte sulmuar edhe më herët, porse autorët asnjëherë nuk janë zbuluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme