Serbi, dy të vdekur dhe 108 të infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, 108 persona të tjerë janë infektuar me coronavirus në Serbi.

Gjithashtu është bërë e ditur se dy persona kanë ndërruar jetë, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera, njofton b92.

Sipas të dhënave të reja nga Ministria e Shëndetësisë, 36 persona persona po trajtohen me oksigjeno terapi.

Gjithsej 31.207 njerëz janë infektuar në shtetin serb gjersa 709 pacientë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Ndryshe, autoritet shëndetësore kanë bërë të ditur se deri më tani janë marrë 913,956 mostra. 

Të ngjashme