Serbi i dehur thyen xhamat e komunës së Zubin Potokut

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Zubin Potokut ka marrë mbrëmë një njoftim se xhamat e derës hyrës të objektit të komunës janë thyer.

Personi që i ka thyer xhamat ishte një serb i cili veprimin e kishte kryer nën ndikimin e alkoolit.

Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor deri sa të këndellet dhe pastaj të lirohet.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme