Serbi nga Veriu me njoftim: Një kriminel serb më goditi me veturë, do t’ua them pse po duan të më vrasin

Prishtinë | 28 Tet 2023 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Bojan Bozhoviq qytetari nga komuniteti serb që jeton në Zubin Potok ka njoftuar se një person me veturë me targa KM e ka goditur veturën e tij gjersa ishte në lëvizje së bashku me familjen e tij.

Ai ka thënë se i dyshuari është “nga komuniteti serb që jeton në Zubin Potok dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes” kështu duke shpërndarë edhe disa fotografi të veturës së dëmtuar.

Për të gjitha këto, Bozhoviq ka paralajmëruar konferencë për media ku do të adresojë disa nga pikëpyetjet se “pse duan ta vrasin atë”.

“Para një viti ma kanë vënë zjarrin makinës. Mbrëmë kriminelët shkuan një hap më tej. Ata e goditën direkt automjetin tim me një makinë me targa false KM. i dyshuari serb nga Z. Potoku, kontrabandist dhe kriminel, ka dashur të ikë nga vendi i aksidentit pasi ka goditur drejtpërdrejt automjetin tim. Pse duan të më vrasin mua, kush do të më vrasë, do ta them pas disa ditësh në konferencën për shtyp. Unë dhe 4 anëtarë të familjes shpëtuam me plagë të lehta”, ka shkruar Bozhoviq në Facebook.

Të ngjashme