Serbia falënderon vendet që penguan anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 08:25 | Nga

Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ka falënderuar sot, në përfundim të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Pekin vendet, që siç njoftojnë medie të Beogradit , kanë ndihmuar për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare policore.

“Miqtë tanë kinezë i falënderoj në përkrahjen shumë të madhe, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit të Serbisë. Falë saj, por edhe me përkrahjen e vendeve të tjera në Interpol, ia dolëm ta pengojmë Kosovën që të hyjë në përbërje të këtij organi”, citon novosti të ketë thënë Stefanoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme