Serbia nis fushatë ndër vende të Interpolit për refuzim të Kosovës

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, njoftoi sot se u ka shkruar të gjitha vendeve anëtare të Interpolit dhe ua ka parashtruar, sipas tij – arsyet politike, policore e juridike pse Kosova nuk mund të bëhet anëtare e kësaj organizate, njoftojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.

Stefanoviq përmend Rezolutën 1244 si një arsye juridike, por edhe Rezolutën e vetë Interpolit, sipas të cilës anëtare e tij mund të jetë vetëm ai vend i cili është anëtar ose vëzhgues në Kombet e Bashkuara, ndërsa Kosova s’është as anëtare e as vëzhguese. Ai ka përmendur pranimin e Palestinës, që është vëzhguese në OKB.

arsye politike, Stefanoviq ka përmendur se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se aktualisht zhvillohet dialogu në kushtet e statusit neutral, ndërsa pranimi i Kosovës do të shkelte këtë status.

Po mbajtët anën e Prishtinës, jeni kundër Beogradit, meqë Beogradi ka indikacione të qarta se Kosova do të shfrytëzonte anëtarësimin në Interpol për të ngritur aktakuza kundër ushtarëve e policëve serbë.

Arsye policore ministri serb i Brendshëm ka përmendur se Kosova edhe tash, përmes UNMIK-ut ka kontakt me Interpolin dhe mund të bëjë kërkime në të gjitha bazat e të dhënave dhe të shohin aktakuzat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme